Bjellorusi - Shqipëri gjykohet nga kroati Igor Pajač, vendimtare për kreun e grupit

Futboll

Bjellorusi - Shqipëri gjykohet nga kroati Igor Pajač, vendimtare për kreun e grupit

Më: 13 nëntor 2026 Në ora: 12:43
Gjyqtari Igor Pajaç

UEFA ka përzgjedhur arbitrat e ndeshjes me Bjellorusinë, që kuqezinjtë do ta luajnë ditën e diel në fushë asnjanëse, në Hungari.

Kjo sfidë që përcakton se kush do të zërë vendin e parë në Grupin 1 të Ligës C të Nations League, u është besuar arbitrave kroatë.

Igor Pajaç është arbitri kryesor, ndërsa asistentë të tij janë Bojan Zobenica dhe Ivan Mihalj. Arbitër i 4-t është Patrik Pavleshiq, kurse në sistemin VAR do të jenë Mario Zebec dhe Fran Jović, të gjithë nga Kroacia.

Igor Pajaç 41 vjeç, është një arbitër me eksperiencë të konsiderueshme në arenën ndërkombëtare.

Këtë sezon arbitri i lindur në Zagreb ka gjykuar ndeshje në kompeticionet europiane, edhe në Champions League (Lens-Sporting Lisbone).

Shqipërisë do t’i mjaftonte edhe një barazimin në sfidën që do të luhet në Budapest për të ruajtur vendin e parë, pasi ka dy pikë diferencë me Bjellorusinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat