Galli mbron Ramosin

Futboll

Galli mbron Ramosin

Më: 13 nëntor 2026 Në ora: 14:54
Filippo Galli, në një intervistë për “Tuttosport”, komentoi situatën e sulmuesve dhe emrat që po qarkullojnë

Milani po vlerëson përforcimet e mundshme për merkaton e janarit, veçanërisht në repartin ofensiv. Ish-futbollisti dhe drejtuesi i kuqezinjve, Filippo Galli, në një intervistë për “Tuttosport”, komentoi situatën e sulmuesve dhe emrat që po qarkullojnë.

Duke folur për Gonçalo Ramos, u shpreh: “Jam një admirues i tij.

Të gjithë do të dëshironim që Gonçalo të ishte më i kthjellët dhe vendimtar para portës, por mos harroni lëvizjet që bën pa top.

Kjo shpesh kalon pa u vënë re, por puna e tij është thelbësore për lojën e skuadrës”.

Sa i përket Nicolò Tresoldit, sulmuesit të Brugges, i kërkuar edhe për shkak të konkurrencës mes Italisë dhe Gjermanisë për përfaqësueset, Galli vlerësoi cilësitë e tij:

“Është e qartë se Milani ka nevojë për një finalizues që të rrisë numrin e golave të sulmuesve.

Tresoldi është i talentuar dhe po bën gjëra të rëndësishme te Brugge, por duhet kuptuar nëse karakteristikat e tij përshtaten me lojën e Amorim”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat