Domenech, çfarë po thua?!

Futboll

Domenech, çfarë po thua?!

Më: 13 nëntor 2026 Në ora: 15:32
Raymond Domenech, ish-trajneri i Francës

Raymond Domenech duket se nuk e ka harruar ende finalen e Botërorit 2006 në Berlin, ku Franca e tij u mposht nga Italia pas penalltive.

Humbja më e hidhur e karrierës së tij vazhdon ta shoqërojë.

Ish-trajneri i Francës (2004–2010), pa skuadër që prej vitit 2021, reagoi në rrjetin social X pas fitores së Italisë së Mancinit, duke kritikuar ashpër “axurrët”:

“Një fitore e papritur për italianët. Sa të dobët në të gjitha repartet! Por ajo që të habit më shumë është niveli i tyre teknik; sa shumë gabime në pasime të thjeshta, është tronditëse. Si është e mundur?”

Domenech komentoi edhe himnin italian: “E adhuroj, njësoj si ‘You’ll Never Walk Alone’ dhe ‘Les Corons’”.

Për Francën shtoi: “Nëse Olise fiket, kombëtarja del nga shinat. Futbolli është i thjeshtë. Dhe përsëri konfirmohen të njëjtat probleme në mbrojtje”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat