Kosova gati

Futboll

Kosova gati

Më: 14 nëntor 2026 Në ora: 13:58
Përzgjedhësi i Kosovës ka publikuar formacionin

Përzgjedhësi i Kosovës ka publikuar formacionin zyrtar për ndeshjen ndaj Izraelit.

Dardanët do ta nisin takimin me skemën 4-1-4-1, ku në portë do të jetë Shaipi, ndërsa në repartin defensiv Kamberi, HajrizI, Krasniqi dhe Gallapeni.

Në mesfushë do të luajnë Avdullahu, Zhegrova, Vojvoda, Hoxha dhe Rashica, ndërsa në sulm i vetëm do të jetë Vedat Muriqi.

Kosova synon fitore në stadiumin “Fadil Vokrri”, në këtë përballje të rëndësishme të Ligës së Kombeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat