Zabërgja para ndeshjës: Presim fitore ndaj Izraelit

Futboll

Zabërgja para ndeshjës: Presim fitore ndaj Izraelit

Më: 14 nëntor 2026 Në ora: 14:30
Sulmuesi i Kosovës, Baton Zabërgja

Sulmuesi i Kosovës, Baton Zabërgja, ka shprehur optimizëm para përballjes së sotme ndaj Izraelit.

Zabërgja ka thënë se atmosfera në kampin e Kosovës është shumë e mirë dhe se skuadra synon ta kurorëzojë atë me fitore.

“Atmosfera është shumë e mirë dhe presim që këtë atmosferë ta përmbyllim me fitore.

Përgatitjet kanë qenë në nivel dhe shpresojmë për fitore.

Mendoj se duhet të jemi të fokusuar në ndeshjen e sotme. Do të sulmojmë që nga minuta e parë”, ka deklaruar ai.

Ndeshja Kosovë – Izrael, zhvillohet nga ora 15:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat