Barcelona po kthehet në një skuadër që po grumbullon futbollistë e përfaqësues së Spanjës dhe tashmë krijimi i një grupi dominues të katalanasit, po i shtyn në vazhdimësi edhe vetë ata që të preferojnë këtë ekip ndaj të tjerëve.
Pas Rodrit, i cili u transferua në verë nga Mançester Siti te katalanasit, të njëjtën gjë po planifikon ta bëjë edhe anësori i mbrojtjes, Pedro Porro.
Futbollisti i cili ishte një nga zbulimet e Spanjës në Botërorin 2026, po mendon të mbyllë edhe këtë vit te Totenhemi, para se t’i japë lamtumirën kësaj skuadre.
E përditshmja katalanase “Sport” insiston se ai është i vendosur që në janar të transferohet te Barcelona dhe nuk do pranojë oferta të tjera, si për rinovim apo transferim në një klub tjetër.
Problemi është te shifra që kërkon Totenhemi, rreth 70 milionë euro, ndërsa Barcelona për momentin e vlerëson atë maksimumi në 50 milionë euro.
Sipas Fabricio Romano, edhe miqësia e ngushtë që ka krijuar me Lamin Jamal, mund të shtyjë klubin që të bëjë një sakrificë ekonomike për të afruar lojtarin në janar, pa pritur verën ku mundësia për të siguruar të ardhura nëpërmjet shitjeve të lojtarëve që dalin jashtë planeve është edhe më e madhe.