Haaland reagon

Futboll

Haaland reagon

Më: 15 nëntor 2026 Në ora: 23:51
Futbollisti Erling Haaland

Aktualisht i angazhuar me kombëtaren norvegjeze ku dje shënoi një gol në fitoren 3:1 ndaj Uellsit, sulmuesi është pyetur së fundmi për situatën e tij, duke pasur parasysh zërat që e lidhin atë me klube si Real Madridi dhe Barcelona.

Në deklaratat e raportuara nga Sky Sports, ai e trajtoi çështjen në mënyrë të qartë dhe tejet bindës në ato që tha.

“Kjo është një pyetje e vështirë për t’u përgjigjur, sepse bëhet fjalë për një betejë ligjore…

Është një çështje mes Premier Ligës dhe Manchester City-t, e cila do të shqyrtohet nga një trup gjykues. A duhet t’i përgjigjem unë kësaj? Nuk jam i sigurt.

Është e vështirë të jap një përgjigje kur nuk di shumë rreth kësaj çështjeje. Besoj se përgjigjet do të vijnë… nuk e di se kur. Nuk kam lexuar shumë për këtë.

Për të qenë plotësisht i sinqertë, unë jam i përqendruar të jap më të mirën time për Manchester City-n.

Një klub me të cilin nënshkrova një kontratë pesëvjeçare në vitin 2022, si dhe një kontratë të re nëntëvjeçare e gjysmë në fund të vitit 2024. Mendoj se kjo thotë gjithçka. Jam lojtar i City-t dhe jam jashtëzakonisht i lumtur aty”, tha Erling Haaland.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat