Enis Rexhepi jashtë listës së Kosovës për ndeshjen me Irlandën

Futboll

Enis Rexhepi jashtë listës së Kosovës për ndeshjen me Irlandën

Më: 17 nëntor 2026 Në ora: 09:10
Franco Foda dhe Enis Rexhepi

Enis Rexhepi nuk do të jetë në dispozicion të përzgjedhësit Franco Foda për ndeshjen e sotme të Kosovës kundër Irlandës, pasi emri i tij nuk figuron në listën zyrtare të futbollistëve të dorëzuar në UEFA për këtë përballje.

Rexhepi ishte përfshirë në listën e futbollistëve të ftuar nga Foda për ndeshjet e nëntorit, por mungesa e tij në listën përfundimtare të ndeshjes me Irlandën ka ngritur pikëpyetje rreth statusit të tij përfaqësues.

Futbollisti ishte në pritje të marrjes së lejes nga FIFA për të përfaqësuar Kosovën, por deri më tani nuk ka konfirmim zyrtar nëse kjo procedurë është përfunduar.

Kështu, Rexhepi nuk do të mund të luajë në përballjen e sotme, ndërsa mbetet të shihet nëse mungesa e tij lidhet pikërisht me çështjen e lejes nga FIFA.

Kosova përballet sot me Irlandën, në kuadër të Ligës së Kombeve dhe ndeshja nis nga ora 20:45.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat