Dani Alves zgjodhi të bëhet predikues, gruaja ia fali tradhëtinë e përdhunimin por jo këtë

Futboll

Dani Alves zgjodhi të bëhet predikues, gruaja ia fali tradhëtinë e përdhunimin por jo këtë

Më: 17 nëntor 2026 Në ora: 10:45
Dani Alves dhe Joana Sanz

Jeta e re si predikues ungjillor duket se i ka kushtuar shtrenjtë Dani Alvesit. Ish-mbrojtësi i Barcelonës, tashmë 43 vjeç, është ndarë nga bashkëshortja e tij, modelja spanjolle Joana Sanz.

Lajmin e ka bërë publik vetë modelja nga Tenerife, përmes rrjeteve sociale, duke shpjeguar edhe arsyet e këtij vendimi. “Sa më shumë shoh atë që bën, aq më shumë largohem nga gjithçka që lidhet me këtë situatë”, ka shkruar ajo në “Instagram”, duke shtuar: “Dua të sqaroj gjithashtu se jemi të ndarë prej disa kohësh dhe pikërisht për këtë arsye”.

Dani Alves dhe Joana Sanz ishin të martuar prej nëntë vitesh dhe së bashku kanë një vajzë të vogël, e lindur më 9 tetor 2025, pas shumë vështirësive. Modelja kishte qëndruar pranë ish-futbollistit edhe gjatë 14 muajve që ai kaloi në burg, pasi ishte dënuar për sulm seksual, përpara se të shpallej i pafajshëm në apel.

Megjithatë, duket se angazhimet e reja fetare të Alvesit kanë krijuar një distancë të pakapërcyeshme mes çiftit. Udhëtimet e shpeshta në vende të ndryshme të botës për të marrë pjesë në aktivitete fetare dhe periudhat e gjata larg familjes kanë qenë arsyet kryesore që e kanë çuar Joanën drejt vendimit për t’i dhënë fund martesës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat