Kevin De Bruyne është përfolur ditët e fundit për një largim të mundshëm nga Napoli, në merkaton e janarit.
Klubi holandez i PSV Eindhoven ka shfaqur interes konkret për transferimin e mesfushorit belg, megjithëse drejtuesit napolitanë nuk e duan një shitje të menjëhershme. Napoli nuk ka ndërmend të heqë dorë nga lojtari në mes të sezonit, duke e konsideruar atë një element thelbësor për të përmirësuar pozitat në klasifikim.
Një largim në merkaton e dimrit mund të ndodhë vetëm nëse vetë futbollisti kërkon shkëputjen 6 muaj përpara përfundimit të kontratës aktuale.
Për sa i përket verës, PSV Eindhoven ka nisur kontaktet për të kuptuar nëse Napoli do të ushtrojë opsionin e rinovimit automatik për vitin e tretë.
Pavarësisht insistimit të holandezëve, prioriteti i ekipit italian mbetet kalendari i ngjeshur i ndeshjeve të radhës kundër Torino, Sassuolo dhe Lecce. Mesfushori belg pritet gjithashtu të jetë i gatshëm për përballjen e Champions League kundër Manchester City, e cila shënon rikthimin e tij të dytë radhazi si ish-lojtar në “Etihad Stadium”.