Humbja e Brojës

Futboll

Humbja e Brojës

Më: 17 nëntor 2026 Në ora: 17:49
Futbollisti Armando Broja

Në një deklaratë të fundit në “Rubrika Sportive”, legjenda e Flamurtarit të Vlorës, Vasil Ruçi, është ndalur te sulmuesi i Kombëtares, Armando Broja.

Ky i fundit nuk u grumbullua për ndeshjet e nëntorit nga trajneri i Shqipërisë, Rolando Maran, për shkak të problemeve fizike.

“Lojtari mund të bjerë, mund të ngrihet, por ama të krijojë personalitet në fushë. Fatkeqësia më e madhe e jona si ekip Kombëtar është humbja e Brojës, deri tani. Nuk e di se si do të jetë rrugëtimi i tij apo rrugëzgjedhja më mbrapa.

Kush e ka fajin? Ku di unë, mos e ka SPAK-u (qesh)?! Padyshim, faji fillon te vetja, për çdo gjë. Po të ishte për mua, udhëzimin do ia jepja të rikthehej në kampionatin holandez”, ishin fjalët e Ruçit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat