Pulisic realizon gol të jashtëzakonshëm, SHBA-ja i jep lamtumirën Pochettinos me fitore

Futboll

Pulisic realizon gol të jashtëzakonshëm, SHBA-ja i jep lamtumirën Pochettinos me fitore

Nga: A.M. Më: 18 nëntor 2026 Në ora: 08:57
Mauricio Pochettin

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka siguruar kualifikimin në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve të CONCACAF-it, pasi mposhti Haitin me rezultat 2:0 në ndeshjen e kthimit të çerekfinales.

Protagonisti kryesor i mbrëmjes ishte Christian Pulisic, i cili realizoi një gol spektakolar me goditje akrobatike, duke ngritur në këmbë tifozët e pranishëm në stadiumin “TQL” në Cincinnati.

Ylli amerikan zhbllokoi rezultatin në minutën e 25-të, pas një asistimi nga Weston McKennie, duke realizuar një nga golat më të bukur të ndeshjes, transmeton "Bota sot".

Vetëm pak minuta para përfundimit të pjesës së parë, talenti 18-vjeçar Julian Hall shënoi golin e dytë, duke vulosur fitoren e amerikanëve.

Me këtë sukses, SHBA-ja triumfoi me rezultat të përgjithshëm 8:0 në të dyja ndeshjet, pasi kishte fituar edhe takimin e parë me shifrat 6:0.

Por kjo përballje kishte një rëndësi të veçantë edhe për shkak se ishte ndeshja e fundit e Mauricio Pochettinos në drejtimin e përfaqësueses amerikane.

Trajneri argjentinas e mbylli kështu aventurën e tij me një fitore bindëse, ndërsa ekipi siguroi një vend në katër skuadrat më të mira të garës.

Një tjetër lajm pozitiv për futbollin amerikan ishte paraqitja e Julian Hallit. Sulmuesi i ri realizoi golin e tij të pestë në vetëm gjashtë paraqitje me ekipin e parë kombëtar, duke u shndërruar në një prej talenteve më premtues të futbollit amerikan.

SHBA-ja do të vazhdojë garën në gjysmëfinale në mars të vitit 2027, ndërsa fitorja ndaj Haitit i siguroi gjithashtu pjesëmarrjen në Kupën e Artë të CONCACAF-it 2027.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat