Talenti i Teutës e pranon

Futboll

Talenti i Teutës e pranon

Më: 18 nëntor 2026 Në ora: 11:41
Futbollisti Ergis Arifi

Për Ergys Arifin, barazimi pa gola me Spanjën ishte rezultati më i drejtë. Ndeshja në kryeqytet u mbyll 0-0, ndërsa pas miqësores ai foli për mediat duke thënë se në Europian do të ketë përballë të njëjtin nivel kundërshtarësh si spanjollët. 

“Ishte një ndeshje shumë e fortë pasi kundërshtari ishte i një klasi botëror. Mendoj se bëmë një ndeshje të mirë. Ishim shumë kompakt. Patëm rastet tona dhe mendoj se duhet të jemi shumë të kënaqur me këtë barazim. 

Do na shërbejë shumë për Europianin pasi ekipet në Europian janë të gjitha si Spanja dhe na shërbeu shumë.

U futa në pjesën e dytë dhe dhashë gjithçka që kisha. Kam akoma për të dhënë dhe mendoj se kjo ishte më e mira”, tha  Arifi. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat