Sulmuesi euforik

Futboll

Sulmuesi euforik

Më: 18 nëntor 2026 Në ora: 16:55
Futbollisti Fatmir Prengaj

Pas fitores 4-1 që Besa e Kavajës arriti kundër Korabit të Peshkopisë, në raundin e 1/16-ave të Kupës së Shqipërisë, autori i golit të dytë te verdhezinjtë, Fatmir Prengaj, ka folur për emisionin “Kubi Sportiv” në Euronews.

“Ky është sezoni më i fortë. Janë 5-6 skuadra që luftojnë për vendin e parë. Ne shikojmë ndeshjet tona dhe të arrijmë objektivat. Rivali më i fortë? E kemi luftën me veten. Premiot?

Ka pasur premio të konsiderueshme nga presidenca. Duhet vlerësuar shumë. Besa po tregon se është klub serioz. Shpresoj t’ia arrijmë në fund ngjitjen në Superiore.

Golashënues? Detyra është të shënojmë sa më shumë për ne sulmuesit. Mos të harrojmë, vij nga një dëmtim i rëndë. Sa më shumë gola, aq më mirë. Aventura te Tirana?

Kështu e ka futbolli, mund të rikthehem sërish në formën më të mirë. Jam stërvitur shumë individualisht, gati 2 herë në ditë, për të kapur formën më të mirë. Qëllim kam të shënoj më shumë se 15 gola këtë edicion. Tifozët e Besës janë shumë të dashur, Kavaja e do shumë futbollin”, e mbylli Prengaj.

Interesante është se protagonisti në fjalë ka ndërruar 3 ekipe brenda një viti, konkretisht te Tirana (sezoni 2024-2025), Vora (2025-2026) dhe Besa (2026-2027).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat