Maqedonia e Veriut U19 me disa shqiptare drejt Serbisë

Futboll

Maqedonia e Veriut U19 me disa shqiptare drejt Serbisë

Nga: B.S. Më: 19 nëntor 2026 Në ora: 14:41
Përzgjedhësi i Maqedonisë së Veriut U19 në konkurrencën e femrave, Kiril Izov

Përzgjedhësi i Maqedonisë së Veriut U19 në konkurrencën e femrave, Kiril Izov, ka publikuar listën e futbollisteve që do të llogarisë për turneun e ardhshëm kualifikues në Serbi.

Grumbullimi i futbollisteve është caktuar për 23 nëntor në Shkup. Pas dy seancave stërvitore në Qendrën Stërvitore “Petar Milloshevski”, Maqedonia do të udhëtojë drejt Starës Pazovës, ku do t'i zhvillojë tri ndeshjet kualifikuese.

Izov ka ftuar edhe shqiptaret Kanita Emini, Arba Merko dhe Besarta Fida.

Orari i ndeshjeve
26 nëntor, ora 14:00: Maqedonia e Veriut – Mali i Zi
29 nëntor, ora 11:00: Maqedonia e Veriut – Azerbajxhani
2 dhjetor, ora 13:00: Maqedonia e Veriut – Serbia

Lista e futbollisteve të ftuara

Portiere
Evgenija Veljanovska (Alaves – Spanjë), Ilina Kirovska (ZhFK Istаtov 2015)

Mbrojtje 
Ema Nanovska (ZhFK Istаtov 2015), Kanita Emini (ZhFK Istаtov 2015), Aleksandra Ristevska (ZhFK Pelisteri PRO), Arba Merko (ZhFK ASS United), Besarta Fida (ZhFK Skopje 2014), Mila Paneva (ZhFK Skopje 2014), Melani Cvetkoviq (Cyrih – Zvicër).

Mesfushë

Vanya Ristiq (ZhFK Reçica), Ana Marija Cvetkovska (WFC Langhus), Teona Galabovska (ZhFK Tiverija Brera), Eva Veliçkovska (ZhFK Vardar 2023), Mihaela Markovska (ZhFK Pelister PRO), Andrea Kolovska (ZhFK Istаtov 2015).

Sulm
Kalina Popeski (ZhFK Ljuboteni), Nastasja Nakova (ZhFK Vardari 2023), Melanija Grozdanova (ZhFK Vardari 2023), Jovana Karalioska (ZhFK Skopje 2014), Rozita Peceva (ZhFK Tiverija Brera).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat