Istogu nëntë fitore rresht në Superligën e Kosovës

Hendboll

Istogu nëntë fitore rresht në Superligën e Kosovës

Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 17:15
Istogu nëntë fitore rresht në Superligën e Kosovës

Klubi hendbollit Istogu nuk njeh rivale në Superligën e Kosovës. Vashat e Istogut shënuan fitoren e nëntë rresht dhe kryesojnë me 18 pikë, dy më shumë se Prishtina dhe Vushtrria.  

Istogu ka shënuar fitoren e radhës si mysafire e Vjosës së Shtimes me rezultat bindës 44:14.

Kapitenja Albina Rugova me 16 gola të shënuara udhëhoqi istogaset drejt fitores së radhës.

Albina Rugova 16, Pranvera Ferataj 9, Tina Hetemi 4, Natalia Milatoviq 4, Suzana Ujkiç 3, Yllka Shatri 3, Alberina Halitaj 3, Adelina Berisha 2, dhe portierija Aurora Shehdadi.

Edhe hendbollistet e reja kadete U17, kanë shënuar fitoren e radhës 24:6 duke vazhduar të jenë skuadra e vetme pa humbje në këtë sezon dhe vazhdojnë të kryesojnë tabelën e klasifikimit në ligen e kadeteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat