Mustafë Miftari - lojtar i dalluar në Gjeneratën e Republikës 

Hendboll

Mustafë Miftari - lojtar i dalluar në Gjeneratën e Republikës 

Nga: Kemajl Goca Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 14:43
Mustafë Miftari - lojtar i dalluar në Gjeneratën e Republikës 

Sportistët shqiptarë të Kosovës, përjetuan vitet më të errëta në periudhën 1991-1999, duke u ballafaquar me agresorin serb.

Në të gjitha disiplinat sportive u mobilizuan sikur një ushtri dhe vendosën që një herë e përgjithmonë t’i thonë jo garave me klubet të ish Jugosllavisë dhe të Serbisë.

Mustafë Miftari i takon Gjeneratës së Republikës. Ai ka qenë ndër hendbollistët më të mirë të viteve të 90-ta.

Ai përveç si hendbollist, ka kontribuar edhe në forma tjera, qoftë edhe materialisht për të mbajtur gjallë hendbollin.

Të luash në fusha të improvizuara dhe me beton, ka qenë me shumë se trimëri, për faktin se ishin të sulmuar vazhdimisht nga milicia e agresorit serb. 

Në vitet 1998-99 i bashkohet radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) kundër armikut shekullor, Serbisë. Mustafa përveç si sportist edhe si ushtar ka qenë i dalluar, duke e luftuar fuqishëm pushtuesin serb.

Ai ndihet krenar që me mijëra sportistë dhanë kontribut, kush më shumë e kush me pak, për të mbajtur gjallë sportin në përgjithësi.  

Sot i bëhet zemra mal kur sheh të rinjtë dhe të reja duke garuar në garat zyrtare ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat