Serbët nuk pajtohen me fatin, vazhdojnë të llomotisin për Pejë!

Hendboll

Serbët nuk pajtohen me fatin, vazhdojnë të llomotisin për Pejë!

Nga: Kemajl Goca Më: 19 dhjetor 2020 Në ora: 13:04
Serbët nuk pajtohen me fatin, vazhdojnë të lehin për Pejë!

Borci nga Banjalluka pësoi disfatë me rezultat 24:22 në Pejë nga kampioni në fuqi i Kosovës, Besa Famgas, në ndeshjen e parë të Kupës së Evropës në hendboll. 

Serbët e Republika Srpska, vazhdojnë ende të llomotisin për Pejë, duke u munduar në çdo formë të arsyetojnë humbjen në Republikën e Kosovës.

“Në Pejë pak humbën për gabimet e tyre, dhe madje edhe më shumë për kriteret e çuditshme të arbitrimit të çiftit malazez (Bogdan Kalugjeroviq dhe Ivan Vujaçiç), të cilët i ndihmuan ekipi nga Kosova dhe Metohija për të arritur fitore "plus dy" - 24:22”, shkarravit mediumi nga Banjalluka “Mondo” madje duke fyer me termin Metohija.

Hendbollisti i Borcit, Milan Dakiç, beson dhe shpreson se do të kualifikohen. 

"Dy gola dallim është pothuajse asgjë. Ne kemi nevojë për të përmirësuar ndeshjen kryesisht në sulm, duke e mbajtur mbrojtjen në të njëjtin nivel siç ishte në ndeshjen e parë, dhe pastaj besoj se do të ishim në gjendje të arrinim rezultatin e dëshiruar për të kaluar në garën e ardhshme", tha ai për portalin e Banjallukës.

Para ndeshjes së sotme, skuadra e Mirko Mikiq regjistroi humbje edhe nga Slloga nga Doboj në Premier League të Bosnjës dhe Hercegovinës, por sipas mendimit të Dakiq, kjo nuk është ajo që do të lëkundë atmosferën në ekipin e Banjallukës.

"Unë mendoj se lodhja na kushtoi me humbjen në Gornji Vakuf / Uskoplje, por kjo nuk do të ndikojë në ndeshjen e ardhshme të revanshit me Besën, të cilin besoj se do ta marrim kryesisht nga mbrojtja, por edhe nga sulmi efikas.”, shtoi Dakiç, duke aluduar në ndarjen katastrofë të drejtësisë në Pejë nga arbitrat malazezë.

Ndeshja midis Borci m: tel dhe Besa do të luhet sot, duke filluar nga ora 18.00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat