Dy rezultate shqetësuese, AEK - Prishtina 41:8, Panellinios - Elbasani 45:8

Hendboll

Dy rezultate shqetësuese, AEK - Prishtina 41:8, Panellinios - Elbasani 45:8

Nga: Kemajl Goca Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 21:29
Trajneri Taib Kabashi duke iu dhënë këshilla lojtarëve të Prishtinës në Greqi

Klubi i hendbollit Prishtina (meshkujt) si Elbasani e dëshmon edhe rezultati i sotëm. 

Këto dy klube të hendbollit vërtetë kanë ngjashmëri, që besa iu mungon vetëm binjakëzimi, sepse e dëshmojnë edhe rezultatet.

Në vitin 2008, me 14 shtator Elbasani e kishte humbur takimin e dytë me 45:8 nga Panellinios në Greqi, në kuadër të rrethit të parë të Kupës së fituesve të Kupave Evropiane. 

Image

Sot të njëjtën valle e përjeton edhe Prishtina, duke pësuar humbje në Athinë me rezultat 41:8 nga AEK-u, në kuadër të rrethit të tretë të Kupës së Evropës. 

Këto rezultat janë shqetësuese, madje Prishtina pothuajse ka rënë në një nivel me cilësi me Elbasanin, duke iu referuar rezultatit. Ky është sporti, ndonjëherë edhe koritesh pa menduar fare, si i ndodhi Prishtinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat