Bytyqi e Kasapi në Rumani

Hendboll

Bytyqi e Kasapi në Rumani

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 22:52
Bytyqi e Kasapi në Rumani

Anëtarët e Federatës së Hendbollit të Kosovës vazhdojnë me prezantime të suksesshme në garat evropiane. Gjyqtarët kosovarë me thirrje të EHF-së shumë shpesh po delegohen për të ndarë drejtësinë në ndeshje evropiane.

Fundjavën e kaluar një ndeshje evropiane e drejtuan Ilir Bytyqi e Syart Kasapi.

Ata ishin në Bukuresht të Rumanisë ku e drejtuan ndeshjen e dytë të raundit të tretë të Kupës Evropiane në mes të CSM Bucuresti dhe Spor Toto nga Turqia.

Fitore me rezultat 38:28 shënoi CSM Bucuresti.

Delegime tjera priten për gjyqtarët dhe delegatët kosovarë në vazhdim të edicionit në kupa evropiane.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat