Skuadra franceze, PSG, ka shënuar fitore me rezultat 31:26 ndaj Telekom Veszprem, në takimin që u luajt për vend të tretë në Koln të Gjermanisë.
Hendbollistët e PSG-së treguan paraqitje më të mirë se sa skuadra hungareze edhe në periudhën e parë, kur avancuan me 14:11.
Në pjesën e dytë, parisienët thelluan fitore në pesë gola (31:26) dhe renditen në pozitën e tretë në Champions League/
Prandi dhe Remili me nga 6 gola, i ndihmuar edhe nga Hansen me 5 sosh, ishin ndër më efikasët në radhët e PSG-së.
Ndërsa Lekai me 9 gola u shqua te skuadra hungareze, por nuk mjaftuan golat e tij për rezultat pozitiv..