KH Besa Famgas - skuadra bindshëm më e mirë për vitin 2020

Hendboll

KH Besa Famgas - skuadra bindshëm më e mirë për vitin 2020

Nga: K.Goca Më: 2 janar 2021 Në ora: 13:45
KH Besa Famgas - skuadra bindshëm më e mirë për vitin 2020

Klubi i hendbollit Besa Famgas nga Peja, është klubi më i mirë për vitin 2019-2020. 

Pejanët zotëruan pa asnjë telashe kampionatin tonë, janë kampion dhe fitues i Kupës së Kosovës.

Besa ka arritur rezultate të mira edhe në Kupën e Evropës, duke e eliminuar ekipin boshnjak Bosna Visokon dhe pastaj u ballafaqua me Borcin e Banjallukës, ku në Pejë fitoi me 24:22, por mposhtet në Banjallukë me 23:20, duke u eliminuar nga garat evropiane. 

E para, Besa ka tre fitore dhe një humbje në Kupën e Evropës.

E dyta, kryetrajneri Javies Cabanas së bashku me trajnerin Arben Muqollin, kanë bërë punë të mirë dhe ndërtuan një ekip kompakte, për Kosovë të pa konkurrencë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat