Faik Prekazi - veprimtar i dalluar në Gjeneratën e Republikës

Hendboll

Faik Prekazi - veprimtar i dalluar në Gjeneratën e Republikës

Nga: Kemajl Goca Më: 16 janar 2021 Në ora: 17:59
Faik Prekazi - veprimtar i dalluar në Gjeneratën e Republikës

Sportistët nuk u ndalën për asnjë moment në vitet e 90-ta, ashtu si heronjtë të vërtetë i zhvilluan garat në kuadër të Republikës së Kosovës, duke e sfiduar regjimin kriminal serb. Faik Prekazi i takon Gjeneratës së Republikës.

Ai ka qenë vëzhgues i hendbollit dhe me përpikëri ka kryer punën e tij.

Një veprimtar i palodhshëm dhe motivues për brezat e vitit 1991-1999, që u përballen me agresionin e paparë të pushtuesit serb.

Prekazi si shumë veprimtarë tjerë sportivë, edhe ai veproi me vendosmëri e guxim në shërbim të hendbollit dhe të sportit dhe nuk u ndal përkundër kërcënimeve të llojllojshme të milicisë së okupatorit serb.

Ai sot është krenar që kontribuoi në kohërat më të rënda dhe së bashku me mijëra sportistë vazhduan rrugën e shtetformimit, duke i rezistuar regjimit serb.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat