Kroacia jashtë Kampionatit Botëror

Hendboll

Kroacia jashtë Kampionatit Botëror

Më: 26 janar 2021 Në ora: 12:31
Kroacia jashtë Kampionatit Botëror

Danimarka e mposhti Kroacinë dhe e eliminoi nga Botërori në Egjipt. Rezultati në fund ishte 38:26 në të mirë të Danimarkës, që te fitorja bindëse erdhi në pjesën e dytë.

Danimarka, që është kampione aktuale, më herët kishte siguruar kalimin në çerekfinale nga Grupi II.

Kroacisë i duhej fitorja për kalim në çerekfinale, por ishte inferiore ndaj danezëve. Kështu në çerekfinale nga Grupi II kaloi edhe Katari që më herët të hënën fitoi 26:25 ndaj Argjentinës.

Danimarka fitoi grupin me 10 pikë, ndërsa Katari renditet i dyti me 6 pikë, sa i ka edhe Argjentina në vend të tretë.

Ndeshjet çerekfinale të 27 janarit janë:

Danimarka – Egjipti

Suedia – Katari

Spanja – Norvegjia

Franca – Hungaria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat