Kastrioti fiton bindshëm

Hendboll

Kastrioti fiton bindshëm

Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 11:20
Kastrioti fiton bindshëm

Tre hendbollistë kanë shënuar nga shtatë gola për Kastriotin që arriti fitore bindëse të mërkurën mbrëma në Drenas.

Kastrioti i Ferizajt e mposhti Drenicën me rezultat 41:22, në ndeshjen e mbetur të xhiros së 15-të të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Ndeshjet e kësaj xhiroje janë luajtur fundjavën e kaluar.

F. Mustafa, E. Tafarshiku e H. Salihu shënuan nga 7 gola për Kastriotin, kurse 6 i shënoi A. Rudari. Te Drenica më efikasi ishte B. Dudovci me 5 gola. 4 i shënoi E. Hamza.

Kastrioti është i katërti me 18 pikë kurse Drenica e gjashta me 14 pikë.

Drenica – Kastrioti 22:41 (11:23)

Drenica: Dubovci 5, Hasani 2, Zekaj 3, Sahiti 3, Hamza 5, Baliu 2, Binaku 3, Geci, Muqolli

Kastrioti: D. Dugolli, Hajdini, Tafarshiku 7, Bega 1, A. Dugolli 5, Selmani 2, Bislimi 4, Rudari 6, Mustafa 7, Brahimi 2, Salihu 7.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat