Uran Luzha - sportist i Gjeneratës së Republikës, tregon për rënien e shokut në vijë të frontit dhe plagosjen e dy bashkëlojtarëve

Hendboll

Uran Luzha - sportist i Gjeneratës së Republikës, tregon për rënien e shokut në vijë të frontit dhe plagosjen e dy bashkëlojtarëve

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 11 shkurt 2021 Në ora: 19:14
Uran Luzha - sportist i Gjeneratës së Republikës, tregon për rënien e shokut në vijë të frontit dhe plagosjen e dy bashkëlojtarëve

Sa herë që i kujtohet periudha e vitit 1998-1999, Uran Luzha ndalet dhe merr frymë thellë, emocionohet deri në pikën e fundit, ndonëse mërzitet shumë kur kujton rënien heroike të bashkëlojtarit të tij në vijën e frontit, Bashkim Idrizi! 

Uran Luzha i takon Gjeneratës së Republikës. Përveç si hendbollist i shquar, ai ka qenë luftëtar i hatashëm në vijën e frontit kundër okupatorit serb.

Luzha, në vitin 1998 iu bashkua radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Si çdo sportist tjetër edhe Luzha si hendbollist u ballafaqua me terror të paparë nga regjimi kriminal serb, i cili e kujton një rast të dhunës në vitin 1993.   

Image

Uran Luzha dhe Bashkim Idrizi

“Në vitet e para luftës pikërisht në vitin 1993 në dalje të Gjakovës, jemi rrahur brutalisht. Aty ishim duke shkuar për të luajtur në Drenas dhe jemi ndaluar për 5 orë”, tregon Luzha për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Ishte periudha e vitit 1998, dhuna serbe iu kishte ardhur në maje të hundës popullit shqiptar të Kosovës, ishte sosur durimi. Shtatë hendbollist të Vëllaznimit nga Gjakova, iu bashkuan UÇK-së.

“Në vitin 1998, pas lojës me Dritën e Gjilanit, 7 hendbollist për brenda 15 ditëve veshën uniformen e UÇK-së, unë, Agron Kryeziu, Afrim Hoti, Bekim Dashi, Milot Roka, Flamur Shtaloja dhe heroi i Kosovës, Bashkim Idrizi”, kujton Luzha vitet e sakrificës.

Image

Luzha në uniformë të UÇK-së

Luzha mërzitet fort kur i kujtohet data e 14 prillit kur bie heroikisht në vijë të frontit bashkëlojtari dhe shoku i tij.

“Në luftë pikërisht ishte rënia e shokut dhe bashkëlojtarit tim, heroit Bashkim Idrizi në Koshare me datën 14 prill të vitit 1999.

Image

Po ashtu edhe plagosja e dy bashkëlojtarëve të mi me 7 maj në betejën e qytetit të Gjakovës pikërisht ishin Agron Kryeziu, komandanti i Brigadës dhe Milot Roka komandat Batalionit të dytë, Brigada 137 Gjakova dhe unë jam veterani i brigadës 138 ‘Agim Ramadani’”, tregon me emocione Luzha.

Ai është krenar për gjithë sakrificën që ka bërë qoftë në fushë sportive qoftë vijë të frontit kundër okupatorit serb.

 Luzha ndihet i privilegjuar që i ka takuar Gjeneratës së Sakrificës dhe së bashku me mijëra sportistë luftuan pushtuesin serb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat