Pesëshja Muratoviq-Ujkiq-Ferataj-Hetemi-Shatri, të papërmbajtshme! Kastrioti pa telashe

Hendboll

Pesëshja Muratoviq-Ujkiq-Ferataj-Hetemi-Shatri, të papërmbajtshme! Kastrioti pa telashe

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 23:20
Pesëshja Muratoviq-Ujkiq-Ferataj-Hetemi-Shatri, të papërmbajtshme! Kastrioti pa telashe

Të dielën u luajtën katër ndeshje të xhiros së 13-të të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.

Lideri i klasifikimit, Istogu, fitoi bindshëm ndaj Samadrexhës me rezultat 43:26. 

Hendbollistet Esma Muratoviq me 11 gola, e ndihmuar nga Suzana Ujkiq me 8, Pranvera Ferataj me 7, Tina Hetemi 6, Yllka Shatri me 5, ishin më efikaset të Istogut. Pesëshja Muratoviq-Ujkiq-Ferataj-Hetemi-Shatri, ia sigurojnë fitoren e 13 rresht Istogut.

Istogu udhëheq në tabelë me 26 pikë, dy më shumë se Vushtrria. Edhe Vushtrria fitoi bindshëm, 41:20 ndaj Vjosës. Kastrioti i Ferizajt e mposhti Vëllaznimin me 38:28, ku më efikaset te Kastrioti ishin Puhiza Gashi me 10 dhe Kosovare Stagova me 8 sosh, kurse Prishtina ishte e vetmja që të dielën fitoi si mysafire. E mposhti KEK-un me rezultatin 36:15.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat