Yllka Shatri: Nuk i frikësohem konkurrencës

Hendboll

Yllka Shatri: Nuk i frikësohem konkurrencës

Nga: Kemajl Goca Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 14:42
Yllka Shatri: Nuk i frikësohem konkurrencës

Kosova është një mal me talente, sidomos në sportin e hendbollit. Talentja Yllka Shatri po luan me sukses në petkun e skuadrës së hendbollit Istogu, lidere e kampionatit. 

Shatri luan në pozitën e pivotes, është e gjatë 175 centimetra, nuk ka më shumë se 20 vjeç dhe është ndër kandidatet që në një të ardhme të jetë pjesë e Kombëtares A të Kosovës.

Hendbollistja ndihet krenare që luan me një ekip që ka të gjitha parakushtet dhe ka një trajner të përkryer siç është Faruk Shala. 

Image

Ëndrra e saj është që të arrijë sa më lartë, por mbi të gjitha të zhduket pandemia dhe të rikthehen tifozët në palestër, sipas saj Istogu ka një armatë të madhe të tifozëve. 

Shatri është krenare që luan për krah lojtareve me përvojë si Esma Muratoviq, Albina Rugova, Suzana Ujkiq etj.   

“Bota sot”: Si iu lindi dashuria për hendboll, kush ishte sebep?

Yllka Shatri: Që e vogël fillova me hendboll, shikoja vajzat tjera kur ushtronin, trajneri im Faruk Shala me inkuadroj që të merren, e nga ajo ditë lindi dashuria për hendboll.

“Bota sot”: Jeni pjesë e skuadrës më të organizuar në Kosovë, lidere e kampionatit, a është edhe një motiv shtesë për ju që të jepni maksimumin si talente e re?

Yllka Shatri: Patjetër kur ekipi është i fort dhe ka synime të mëdha, edhe synimet e motivi im si lojtare rritet.

Image

“Bota sot”: Cila janë synimet tuaja, a shpresoni se do ta vishni edhe fanellën e Kombëtares A?
Yllka Shatri:
Si një lojtare e re, unë shpresojë që me punë të arrij majat, të jem bazë e ekipit tim, e pastaj edhe në kombëtare A.

“Bota sot”: A i frikësohesh konkurrencës brenda ekipit, apo iu bën edhe më të fortë?
Yllka Shatri
: Jo nuk i frikësohem, jam e lumtur që luaj me lojtare me përvojë, dhe mësoj prej tyre çdo ditë, e këtë përvojë do ta shfrytëzoj.

“Bota sot”: Istogu tash e sa muaj me palestër të re,  kjo iu ka gëzuar shumë?
Yllka Shatri:
Pa palestër kemi qenë të mangëta, tani i kemi të gjitha, nuk ka më mirë se me luajt në shtëpinë tënde, e shpresoj që edhe tifozët tanë të na bashkohen sa më shpejtë. 

“Bota sot”: Pivotja më e talentuar në Kosovë, çka i premton tifozëve të Istogut?
Yllka Shatri
: Së pari kupën dhe titullin, po ashtu u premtoj një lojtare që do të mundohet me sukseset e saja, për qytetin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat