Sllovenët nxorën hak për Kosovë kundër serbëve! Vujoviq, gati plasi

Hendboll

Sllovenët nxorën hak për Kosovë kundër serbëve! Vujoviq, gati plasi

Nga: Kemajl Goca Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 15:23
Sllovenët nxorën hak për Kosovë kundër serbëve! Vujoviq, gati plasi

Skuadra sllovene Gorenje nga Velenje ka treguar formë të lartë dhe e turpëroi me rezultat 32:16 (15:5) klubin serb nga Bosnja dhe e Hercegovina, Borcin e Banjallukës, në kuadër të tetës së finales së Kupës së Evropës.

Nga Borci ishte eliminuar kampioni i Kosovës, Besa Famgas nga Peja dhe me pak fat sportiv!  

Ajo që është me rëndësi sllovenët pothuajse nxorën hak, duke e demoluar ekipin serb në Banjallukë sepse ata më shumë vetëbesim iu futen kësaj ndeshje duke menduar se trajneri Vujoviq do ta fitojë sfidën.

Trajneri malazez, Veselin Vujoviq, që drejton Borcin, ndihet keq i turpëruar, gati sa plasi prej inatit, i thumbon edhe vetë serbët. 

“Është për të ardhur keq që nuk kishte shikues për të parë këtë turp, sepse kjo ishte e turpshme! Unë kurrë në jetën time, në karrierën time nuk kam përjetuar një humbje të tillë dhe që skuadra ime të shënojë pesë gola në pjesën e parë. Këtu duket sikur, në fakt, Evropa ishte mysafire, ne jemi larg Evropës", ka thënë mes të tjera Vujoviq.

Gorenje, ndeshjen e parë e kishte fituar me 32:28 dhe me rezultat të përgjithshëm 64:44 kualifikohet në çerekfinale të Kupës së Evropës në hendboll.

Në fakt, ku është realiteti i hendbollit tonë? Besa eliminohet prej Borcit, kurse Borci eliminohet nga Gorenje e Sllovenisë me 16 gola epërsi. Kurse trajneri i Borcit jep deklaratë se janë si ekip larg Evropës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat