Aldi Rudari i pandalshëm, shënon 12 gola dhe e gjunjëzojnë Trepçën

Hendboll

Aldi Rudari i pandalshëm, shënon 12 gola dhe e gjunjëzojnë Trepçën

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 11:37
Aldi Rudari i pandalshëm, shënon 12 gola dhe e gjunjëzojnë Trepçën

Kastrioti nga Ferizaj e ka fituar bindshëm përballjen e skuadrave me traditë në hendbollin e Kosovës.

Në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, Kastrioti e mposhti Trepçën vendase me rezultat 29:19.

Ndeshja me ritëm të lartë, por edhe me gabime, u dominua plotësisht nga ferizajasit që e deshën më shumë fitoren dhe u angazhuan dukshëm më tepër se vendasit. Që në pjesën e parë Kastrioti, falë angazhimit, krijoi epërsi bindëse, 17:11. Në pjesën e dytë epërsia e Kastriotit nuk është rrezikuar asnjëherë.

Aldi Rudari ishte më efikasi te Kastrioti me plot 12 gola. Festim Mustafa shënoi pesë herë, ndërsa kontribut dhanë të gjithë lojtarët që fituan rastin. Në lojën e Trepçës pati shumë lëshime.

Kastrioti me fitore del në vendin e tretë duke zëvendësuar pikërisht Trepçën. Trepça bie në vendin e katërt me 21 pikë nga 19 ndeshje. Kastrioti i ka 22 pikë.

Të mërkurën u luajt edhe një ndeshje e javës së parë të Superligës A, përkatësisht e xhiros së 19-të kampionale. Prishtina pa telashe ka fituar ndaj Drenicës, me rezultat 48:22. Prishtina është e dyta me 31 pikë kurse Drenica e pesta me 16 pikë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat