Sukseset e hendbollistëve shqiptarë në ligat evropiane

Hendboll

Sukseset e hendbollistëve shqiptarë në ligat evropiane

Më: 1 mars 2021 Në ora: 16:25
Foto ilustrim

Luigj Quni me Amicitia Zurich ka arritur fitoren e dytë të edicionit në Superligën e Zvicrës. Në fitoren 26-25 ndaj Baselit, Quni shënoi dy gola nga tri tentime.

Skuadra e motrave Marigona e Arlinda Hajdari, Ringkobing, është përforcuar në pozitën e parë në Ligën B të Danimarkës. Ringkobingu fitoi 29-19 ndaj Hadstenit. Marigona Hajdari shënoi dy gola në këtë ndeshje.

Pashke Marku shënoi 7 gola nga 9 tentime për Kreuzlingenin, që humbi 30-22 nga Bruehl. Ndeshja i takoi Superligës A të Zvicrës, ku katër skuadrat më të mira luftojnë për titull. Marku po kalon formë të lartë këtë edicion.

Portierja Kristina Ukaj me skuadrën Spono Eagles fitoi 30-29 ndaj LK Zug, po ashtu në Superligën A.

Në Slloveni, Mirjeta Bytyqi realizoi 4 gola për Mlinotest Ajdovshccina në fitoren ndaj Koperit me rezultatin 28-16. Ndeshja i takoi javës së 20-të të elitës sllovene. Te Koperi dy gola i realizoi Mërgime Bytyqi. Mërgimja është motra e vogël e Mirjetës dhe po ashtu po zhvillohet në hendbolliste cilësore.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat