Fatmir Muhaxheri, bëhu burrë e trego, pse nuk e ftuat Mursel Mehmetin!

Hendboll

Fatmir Muhaxheri, bëhu burrë e trego, pse nuk e ftuat Mursel Mehmetin!

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 3 mars 2021 Në ora: 13:44
Fatmir Muhaxheri

Të hënën u publikua lista e Kombëtares së Kosovës në hendboll (meshkujt), për ndeshjen kundër Rumanisë në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Evropian 2022. 

Në opinion janë të habitur se si është e mundur portieri i kampionit në fuqi Besa Famgas nga Peja, Mursel Mehmeti, që të mbetet jashtë listës.

Mehmeti është për dy vite rresht portieri më i mirë në Kosovë, i shpallur me votat e trajnerëve dhe nga Federata e Hendbollit të Kosovës.

Bujar Qerimi është emëruar selektor për katër ndeshje dhe ditën kur e ka pranuar këtë detyrë, ka thënë si burrat, se do të konsultohet me të tjerët për të bërë listën sepse nuk i njeh bash mirë lojtarët, kjo është normale dhe një deklaratë shumë e mençur e tij. 

Fatmir Muhaxheri është trajner i dytë apo njeriu që jeton e vepron në Kosovë, për dallim nga Qerimi që jeton në Belgjikë, pak ka njohuri apo hiq për lojtarët në Kosovë. 

Bujar Qerimi më së paku ka faj për listë ani pse është selektor sepse ai dikë e ka konsultuar. Këtë punë më së miri e di Fatmir Muhaxheri, sepse i njeh lojtarët më mirë se të gjithë të tjerët. 

A e dini pse? Sepse ai ka qenë edhe selektor i Kombëtares U-20 në Kampionatin Botëror. Nëse edhe Fatmir Muhaxheri nuk u pyet, le të bëhet burrë dhe ta sqaron punën. Ose nëse e din mirë rastin, ta sqarojë gabimin, normalisht edhe opinioni do ta falë, për faktin se ai që punon edhe gabon. 

Por të gabosh me portierin më të mirë, është diçka e pakuptueshme. Nëse Murseli nuk e ka merituar të jetë i pari, a e ka merituar të jetë i treti? 

Nëse e keni konsultuar edhe ish selektorin Taip Ramadani,  tregoni, se nuk është marre! 

Muhaxheri si trajner i dytë dhe në stafin ku gjendet ai, e kanë të vështirë ta pranojnë gabimin sepse e kanë inatin e madh! Burrat e mëdhenj e pranojnë gabimin. Gabuat me Mursel Mehmetin, Mehmeti njihet si lojtari që më së paku del në media, që të gjithë i dimë cilësitë e tija, është portier bindshëm më i miri. Mehmeti ju kupton për gabimet e juaja, por opinioni nuk iu kupton.

Kësaj radhe gabuat, herën tjetër mos bëni kësi gabime dhe mos u bëni gaz i botës. Herën tjetër është edhe më lehtë, se Bujar Qerimi, i njeh më mirë lojtarët dhe sigurisht nuk do të bie “në grackë të askujt”. Nëse bie, ia paftë hairin edhe ai! Fatmir, trego, kush e bëri listën? Trego, se nuk është marre! Burrat nuk frikësohen!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat