Beqiri e Krasniqi drejtuan ndeshjen e fazës grupore të Ligës Evropiane

Hendboll

Beqiri e Krasniqi drejtuan ndeshjen e fazës grupore të Ligës Evropiane

Më: 3 mars 2021 Në ora: 18:19
Beqiri e Krasniqi drejtuan ndeshjen e fazës grupore të Ligës Evropiane

Edhe një ndeshje evropiane e kanë drejtuar gjyqtarët e Kosovës të hendbollit.

Të martën mbrëma në Shkup, Eshref Beqiri e Ilir Krasniqi ishin të angazhuar për të ndarë drejtësinë në takimin HC Metalurg – Abanca Ademar Leon. Ndeshja e skuadrës shkupjane me atë spanjolle përfundoi me rezultat të barabartë, 27:27.

Beqiri e Krasniqi për delegat e kishin Aco Nikolovskin.

Ndërsa ndeshja i takoi grupit A të Ligës Evropiane. Për Metalurgun ishte ndeshja e fundit evropiane për këtë edicion. Grupin e përfundoi në vend të fundit (6) me 4 pikë. Ademar Leoni u rendit i treti me 14 pikë.

Si në asnjë sport tjetër, delegatët dhe gjyqtarët e FHK-së kanë prani të rregullt në ndeshje të garave evropiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat