Samadrexha më e mirë se Drita

Hendboll

Samadrexha më e mirë se Drita

Më: 3 mars 2021 Në ora: 23:18
Samadrexha më e mirë se Drita

Esma Muratoviq e ka udhëhequr Istogun drejt një tjetër fitoreje në Superligën e Kosovës në hendboll. Istogu të mërkurën në kuadër të javës së 15-të fitoi në Ferizaj ndaj Kastriotit vendas me rezultat 36:23.

Në vend të dytë në tabelë ka dalë Prishtina, që tani i ka 25 pikë, një më shumë se Vushtrria që luan nesër.

Prishtina fitoi 40:28 ndaj Shqiponjës. Alma Nivokazi realizoi 9 gola për Prishtinën kurse Aida Stagova e Eduarta Kurteshi nga 7. Agoneta Goqi realizoi 10 gola për Shqiponjën kurse Shpresa Fazlija shënoi 6 gola.

Fitore shënuan edhe Samadrexha ndaj Dritës (33:17), Vjosa ndaj KEK-ut (25:18) dhe Vëllaznimi ndaj Jusuf Gërvallës (27:22).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat