Bujar Qerimi fillon përgatitjet me Kombëtaren e Kosovës

Hendboll

Bujar Qerimi fillon përgatitjet me Kombëtaren e Kosovës

Më: 6 mars 2021 Në ora: 16:58
Bujar Qerimi fillon përgatitjet me Kombëtaren e Kosovës

Kombëtarja e Kosovës në hendboll ka nisur të premten mbrëma përgatitjet për dy ndeshjet e rëndësishme me Rumaninë.

Me Rumaninë fillimisht takohemi të mërkurën nga ora 19:30 në Prishtinë, e më pas edhe në Bukuresht, të dielën më 14 mars.

Nën urdhërat e selektorit Bujar Qerimi, Kombëtarja ka stërvitur edhe të shtunën paradite në Prishtinë.

Te djemtë tanë ka mobilizim e entuziazëm për t'u përgatitur maksimalisht dhe për të dhënë më të mirën e mundshme në tentim për fitore të mërkurën.

Mungesa e tifozëve do të jetë hendikep, por djemtë tanë janë të motivuar për të prezantuar ngjyrat e shtetit me dinjitet.

Ndeshjet me Rumaninë i takojnë fazës së dytë të eliminatoreve për "Euro 2022".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat