Heshtje taktike apo e frikës te Kombëtarja e Kosovës, para sfidës me Austrinë! Ja ku mund ta shikoni lojën 

Hendboll

Heshtje taktike apo e frikës te Kombëtarja e Kosovës, para sfidës me Austrinë! Ja ku mund ta shikoni lojën 

Nga: Kemajl Goca Më: 19 mars 2021 Në ora: 13:04
Heshtje taktike apo e frikës te Kombëtarja e Kosovës, para sfidës me Austrinë! Ja ku mund ta shikoni lojën 

Të gjithë të heshtur! Të gjithë në pritje të lojës, që nga selektori i Kombëtares së Kosovës në hendboll, Agron Shabani, po ashtu edhe ndihmësi i tij, Faruk Shala, edhe sekretari i përgjithshëm i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Izet Gjinovci, pothuajse është në “gjumin e ariut polar apo në gjumin e rëndë”, që sigurisht nga kjo heshtje mund t’i befasojnë austriaket. 

Ata e kanë zgjedhur si mjet më të fortë qetësinë, pa eufori, por të shkojnë me hapa të sigurt dhe drejt suksesit! 
Një heshtje taktike apo e frikës te Kombëtarja e Kosovës ose një formulë që po e kërkojnë qe 24 orë Shabani dhe Shala se si t’i kundërvihen austriakeve. 

Është normale kjo, kur përballesh me shumë mungesa, mungon edhe lojtaret kryesore Leonora Demaj, Albana Arifi etj. 

Pavarësisht kësaj, Kosova pretendon të shtrojë një lojë të mirë dhe të del sa më mirë me rezultat të mirë nga sfida me Austrinë që luhet sonte në orën 18.10 në kuadër të grupit 4 të kualifikueseve për Kampionatin Botëror 2021. 

Ndeshja luhet në Enzersdorf të Austrisë dhe transmetohet nga RTV 21 plus

“Kualifikimet për Botërorin 2021. Vajzat tona janë gati për të dhënë maksimumin. Na dëshironi fat”, shkruan në facebook e FHK-së.

Nuk mbahet mend një heshtje e tillë e FHK-së dhe e Kombëtares së Kosovës, me pak bujë për këtë sfidë, sigurisht po e gjurmojnë ende rivalen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat