Ferizaj, Istogu e Prishtina në gjysmëfinale të Kupës

Hendboll

Ferizaj, Istogu e Prishtina në gjysmëfinale të Kupës

Më: 25 mars 2021 Në ora: 18:04
Ferizaj, Istogu e Prishtina në gjysmëfinale të Kupës

Ferizaj, Istogu e Prishtina kanë kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.

Të tri skuadrat pretendente kanë fituar bindshëm çerekfinalet e së mërkurës.

Kampioni aktual, Ferizaj, e mposhti Vëllaznimin në Gjakovë me rezultat 40:29. Albulena Basha shënoi 8 gola për Ferizajn kurse tri lojtare i kanë realizuar nga 7 gola. Te Vëllaznimi u dallua Edona Radoniqi me 9 gola.

Lideri, Istogu, fitoi si vendas ndaj Samadrexhës me rezultat 36:19. Albina Rugova e Tina Hetemi shënuan nga 8 gola për istogaset. Arlinda Maloku shënoi 8 gola për Samadrexhën.

Shqiponjës nuk i mjaftuan 15 golat e Agoneta Goqit ndaj Prishtinës.

Prishtina fitoi në Gjakovë me rezultat 44:29. Florentina Preniqi ishte më efikasja te prishtinaset me 8 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat