Bordi i FHK-së vendos të shpërblejë lojtarët dhe trajnerët e Kombëtares së Kosovës

Hendboll

Bordi i FHK-së vendos të shpërblejë lojtarët dhe trajnerët e Kombëtares së Kosovës

Më: 1 prill 2021 Në ora: 22:25
Bordi i FHK-së vendos të shpërblejë lojtarët dhe trajnerët e Kombëtares së Kosovës

Bordi i Federatës së Hendbollit të Kosovës ka mbajtur të mërkurën mbledhjen e dytë në përbërjen e re. Nën drejtimin e presidentit Eugen Saraçini, Bordi i FHK-së ka marrë një sërë vendimesh të rëndësishme dhe po ashtu ka diskutuar për zhvillimet e fundit në hendbollin të Kosovës.

Bordi ka analizuar ndeshjes e Kombëtares A të hendbollistëve me Rumaninë dhe performancën e angazhimin e lojtarëve.

Paraqitjet janë vlerësuar shumë të mira dhe dinjitoze, që i bëjnë nder FHK-së dhe gjithë shtetit të Kosovës. Bordi ka vendosur të shpërblej financiarisht lojtarët e Kombëtares A dhe stafin profesional për rezultatet e arritura me Rumaninë, përkatësisht për barazimin në Prishtinë dhe fitoren në Bukuresht.

Kombëtarja A do të ketë përkrahjen maksimale edhe në të ardhmen, ndërsa Bordi ka vendosur që të bëhen përgatitje maksimale sidomos për ndeshjen me Malin e Zi. Rezultati pozitiv me Malin e Zi na dërgon në Evropian.

Është vlerësuar edhe angazhimi dhe paraqitja e Kombëtares së hendbollisteve në turneun kualifikues për Botëror, të mbajtur muajin e kaluar në Austri.

Përkundër mungesave të rëndësishme, vajzat tona kanë shfaqur vlera dhe kishin paraqitje të mira me Austrinë e Italinë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat