Isak Osmani - lojtar dhe gjyqtar në Gjeneratën e Republikës: Nuk e harroj kurrë Gërminë dhe Dumnicën

Hendboll

Isak Osmani - lojtar dhe gjyqtar në Gjeneratën e Republikës: Nuk e harroj kurrë Gërminë dhe Dumnicën

Nga: Kemajl Goca Më: 2 prill 2021 Në ora: 18:51
Isak Osmani - lojtar dhe gjyqtar në Gjeneratën e Republikës 

Sporti i Republikës së Kosovës kaloi periudhën më të rëndë në vitet e 90-ta (1991-1999), duke u përballur me dhunën e shfrenuar të regjimit serb.

Isak Osmani i takon Gjeneratës së Republikës dhe ka qenë hendbollist i Prishtinës dhe Llapit nga Podujeva, duke dhënë kontribut të madh. 

Ai deri në vitin 1995 ka qenë lojtar aktiv, pastaj vazhdoi karrierën si gjyqtar i hendbollit, duke referuar me sukses. 

Osmani tregon disa detaje të vështira në vitet e 90-ta, kërcënimet nga regjimi serb.

“Si hendbollist, me Prishtinën kemi zhvilluar ndeshjet si vendas në Gërmi, ndërsa me Llapin në Dumnicë dhe vazhdimisht kemi pasur telashe me milicinë serbe. Nuk e harroj kurrë Gërminë dhe Dumnicën, ku zhvilluam shumë ndeshje.

Më kujtohet një rast në vitin 1996, në fushën e shkollës ‘Ganimete Tërbeshi’, në takimin Kastrioti - Drita, isha si gjyqtar dhe u desh të ikim nëpër ara nga milicia serbe. 

Pastaj jemi kthyer dhe e kemi vazhduar ndeshjen”, tregon Osmani për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Osmani sot është vëzhgues i hendbollit dhe ndihet krenar që sado kudo dha kontribut në vitet e 90-ta, me mijëra sportistë shqiptarë iu kundërvunë regjimit serb.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat