Besa Famgas 100 për qind, Prishtina mposht Kastriotin, Vëllaznimi në play-off

Hendboll

Besa Famgas 100 për qind, Prishtina mposht Kastriotin, Vëllaznimi në play-off

Më: 15 prill 2021 Në ora: 23:29
Besa Famgas 100 për qind, Prishtina mposht Kastriotin, Vëllaznimi në play-off

Janë luajtur të enjten edhe dy ndeshjet e fundit në Superligën A të Kosovës në hendboll.

Në kuadër të javës së 28-të, Besa Famgas e mposhti Drenicën me rezultat shumë të lartë, 63:16.

Për skuadrën pejane ishte fitorja e 28-të rresht. Pra kampioni aktual e përfundon edicionin e rregullt me të gjitha ndeshjet të fituara.

Besa Famgas i ka 56 pikë në vendin e parë, ndërsa Prishtina është e dyta me 45 pikë. Prishtina të enjten e mposhti Kastriotin e Ferizajt me rezultat 42:27.

Humbja e ka larguar Kastriotin nga vendi i katërt dhe e ka lënë jashtë plejofit. Në vend të katërt renditet Vëllaznimi me 26 pikë, sa i ka edhe Kastrioti në vend të pestë. E treta është Trepça me 28 pikë derisa Drenica përfundon e gjashta me 16 pikë.

Menjëherë në fundjavë luhen ndeshjet e para të plejofit. Në gjysmëfinale Besa Famgas takohet me Vëllaznimin, ndërsa Prishtina përballë do ta ketë Trepçën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat