Berisha: Nuk do të kursejmë asgjë që ta ndihmojmë Deçanin

Hendboll

Berisha: Nuk do të kursejmë asgjë që ta ndihmojmë Deçanin

Nga: Kemajl Goca Më: 22 prill 2021 Në ora: 17:57
Dervish Berisha

Ish hendbollisti i gjeneratës së artë, Dervish Berisha, tha se Deçani u kthye aty ku e ka vendin, në Superligën e Kosovës. 

Ai i përgëzon hendbollistët deçanas dhe beson e shpreson se do të arrijnë rezultate të mira në elitë. 

Tani Deçani i ka të gjitha parakushtet, e ka palestrën e vet dhe e ka brumin e lojtarëve të talentuar, që me pak investime mund të arrijë shumë në elitë. 

“Lavdia hendbollit deçanas u kthye, aty ku çdo herë e ka merituar të jetë.

Urimet më të përzemërta të gjithëve pa dallim, lojtarëve, trajnerëve, kryesisë dhe po ashtu kryetarit të Komunës, Bashkim Ramosaj.

Ndihemi krenar që hendbolli deçanas u kthye në Superligën e Kosovës. 

Deçani ishte një ndër skuadrat më stabile në Kosovë dhe ishte furnizues i hendbollistëve e hendbollisteve të ekipeve në vendin tonë, duke filluar nga Ferizaj, Prishtina, Mitrovica, Gjakova, Peja etj. 

Andaj si më parë ashtu edhe tani yjet deçanas janë bërthama e KH Besa nga Peja, që nuk din për humbje. 

Shpresojmë që Deçani me ndihmën e pakursyer nga të gjithë qytetarët e Deçanit, nga kryetari i cili po i jep dritë këtij vendi në të gjitha drejtimet ashtu edhe ne si ish sportist të Deçanit, nuk do rë kursejmë asgjë që ta ndihmojmë KH Deçani.

Sipas mundësive do ta ndihmojmë e përkrahim pa asnjë obligim financiar por për të mirën e hendbollit dhe të Deçanit që ka dhënë emra të mëdhenj në Kosovë dhe në arenën ndërkombëtare”, thotë Berisha për gazetën kombëtare "Bota sot".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat