Java e fundit që sqaron pozitën e katërt në Superligën e Kosovës

Hendboll

Java e fundit që sqaron pozitën e katërt në Superligën e Kosovës

Më: 23 prill 2021 Në ora: 23:04
Java e fundit që sqaron pozitën e katërt në Superligën e Kosovës

Të shtunën e të dielën luhen ndeshjet e xhiros së fundit (22) të stinorit të rregullt në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat). Më pas edicioni vazhdon me garat shtesë (plejof), ku përcaktohet kampioni.

Në kuadër të javës së 22-të janë dy derbi, ku takohen skuadrat e kreut të tabelës.

Të shtunën nga ora 17:00 takohen kampioni aktual, Ferizaj dhe lideri i klasifikimit, Istogu. Istogu ka fituar 21 ndeshjet e deritashme dhe udhëheq në tabelë me 42 pikë. Istogaset e kanë siguruar pozitën e parë për plejof. Ndërkohë Ferizaj është i katërti me 31 pikë. Është kjo pozita e fundit që siguron garat shtesë.

Edhe derbi tjetër luhet të shtunën nga ora 17:00. Takohen Vushtrria e Prishtina, dy skuadrat tjera me synime. Vushtrria është e dyta me 38 pikë, ndërsa Prishtina e treta me 34 pikë. Skuadrat nuk do të ndryshojnë pozitat, por fitorja në derbi gjithnjë ka peshë.

Shqiponja – KEK-u (15:00) e Kastrioti – Jusuf  Gërvalla (13:30), janë ndeshjet tjera të së shtunës.

Të dielën luhen dy takime: Samadrexha – Vëllaznimi (17:00), Drita – Vjosa (15:00).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat