Në mungesë të selektorit, Muhaxheri do ta udhëheqë Kosovën ndaj Malit të Zi

Hendboll

Në mungesë të selektorit, Muhaxheri do ta udhëheqë Kosovën ndaj Malit të Zi

Nga: Kemajl Goca Më: 24 prill 2021 Në ora: 20:03
Në mungesë të selektorit, Muhaxheri do ta udhëheqë Kosovën ndaj Malit të Zi

Fatmir Muhaxheri do ta udhëheqë Kombëtaren e Kosovës kundër Malit të Zi, në kuadër të grupit 8-të të kualifikueseve për Kampionatin Evropian në hendboll (meshkujt).

Selektori Bujar Qerimi do të mungojë, për shkak se është infektuar me Covid 19.

Ai do të zëvendësohet nga ndihmëstrajneri Muhaxheri, që tash e disa ditë po e përgatitë kombëtaren për fitore kundër Malit të Zi,

Suedia kryeson grupin me 6 pikë, pasojnë Kosova me 3, Rumania 3 dhe Mali i Zi 2 me pikë. 

Për Kosovën është sikur finale, sepse fitoja edhe mund ta kualifikojë në Kampionatin Evropian. Ndeshja luhet me 28 prill në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat