Muqolli: I premtojmë qytetit të Pejës se edhe Kupa e Kosovës do të vijë aty

Hendboll

Muqolli: I premtojmë qytetit të Pejës se edhe Kupa e Kosovës do të vijë aty

Nga: Kemajl Goca Më: 20 maj 2021 Në ora: 13:46
Muqolli: I premtojmë qytetit të Pejës se edhe Kupa e Kosovës do të vijë aty

Besa Famgas nga Peja, pas titullit të kampionit të Kosovës, synon edhe kurorën tjetër, Kupën e Kosovës.

Pejanët janë të përgatitur në çdo aspekt dhe llogariten favorit i madh në përballje me Trepçën nga Mitrovica, në gjysmëfinalen që luhet nesër në orën 17.00 në palestrën e sportit në Istog. 

Hendbollisti i Besës, Yll Muqolli, tha se skuadra e tij nuk e beson që do të ketë ndonjë problem për të fituar trofeun e radhës.

“Mendoj se Besa edhe këtë vit nuk do të ketë probleme si në ndeshjen e nesërme ndaj Trepçës po ashtu edhe në finalen e të shtunës.

I premtojmë qytetit të Pejës se edhe Kupa e Kosovës do të vijë aty, ku e ka vendin sepse jemi bindshëm ekipi më i kompletuar dhe me organizim më të mirë në Kosovë”, tha Muqolli për gazetën kombëtare “Bota sot”. 

Besa pretendon ta mbyllë edicionin me kurorë të dyfishtë: Kampion dhe fitues i Kupës së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat