Besa Famgas e Prishtina kërkojnë finalen, Trepça e Kastrioti shpresojnë në befasi

Hendboll

Besa Famgas e Prishtina kërkojnë finalen, Trepça e Kastrioti shpresojnë në befasi

Më: 20 maj 2021 Në ora: 17:06
Besa Famgas e Prishtina kërkojnë finalen, Trepça e Kastrioti shpresojnë në befasi

Me turneun final të Kupës së Kosovës përfundojnë garat për skuadrat elitare të hendbollistëve. Ndeshjet gjysmëfinale të Kupës janë të premten (nesër), në palestrën e qytetit në Istog.

Në gjysmëfinalen e parë takohen Prishtina e Kastrioti. Kjo ndeshje është prej orës 15:00.

Prishtina ka luajtur edhe në finale të plejofit dhe llogaritet favorite ndaj skuadrës ferizajase. Por Kastrioti natyrisht do të jap më të mirën në kërkim të suksesit.

Prej orës 17:00 është gjysmëfinalja e dytë. Takohen Trepça e Besa Famgas. Skuadra pejane Besa Famgas ka fituar titullin e kamionit dhe synon edhe Kupën e Kosovës. Besa ka fituar të gjitha ndeshjet këtë edicion dhe është favorite e madhe ndaj mitrovicasve. Trepça ishte ndalur në gjysmëfinale të plejofit në Superligë dhe angazhimi nuk pritet të mungoj në tentim për paraqitje të suksesshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat