Rugova: Ky trofe na motivon për më shumë sukses në Evropë

Hendboll

Rugova: Ky trofe na motivon për më shumë sukses në Evropë

Më: 22 maj 2021 Në ora: 20:39
Rugova: Ky trofe na motivon për më shumë sukses në Evropë

Kapitenia Albina Rugova ka udhëhequr Istogun drejt triumfit në garën për Kupë të Kosovës. Rugova u shpall lojtare e ndeshjes finale, ndërsa thotë se vlera e këtij trofeu është e madhe.

"Kemi qenë pa konkurrencë gjatë gjithë edicionit dhe e kemi merituar titullin.

Por kemi lënë prapa vetes atë gjë dhe është me rëndësi që kemi reaguar për Kupë duke dëshmuar cilësinë që kemi.

Është trofe i rëndësishëm, po shpërblehet puna e madhe që kemi bërë.

Si fituese të Kupës do të jemi dukshëm më të motivuara për sukses më të madh në gara evropiane", ka thënë Rugova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat