Tronditëse! Portieri gjendet i mbytur në liqenin e Ohrit, zbardhen detaje

Hendboll

Tronditëse! Portieri gjendet i mbytur në liqenin e Ohrit, zbardhen detaje

Më: 30 maj 2021 Në ora: 11:35
Nikola Danilovski

Portieri i klubit të hendbollit të Ohrit dhe lojtari i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Nikola Danilovski 24-vjeç, u gjet i vdekur në liqenin e Ohrit.

Sipas mediave, Danilovski u zhduk mbrëmë rreth orës 21, pas stërvitjes ndërsa trupi i tij u gjet i pajetë këtë mëngjes pranë vendpushimit turistik “Lagadin”.

Sipas deklaratës së policisë së Ohrit, në trupin e Nikolla Danilovskit nuk u gjetën shenja dhune dhe arsyet e vdekjes do të përcaktohen nga hetimi.

Klubi i hendbollit  gjithashtu konfirmoi në rrjetin social ‘Facebook’ se Danilovski ndërroi jetë.

Për shkak të vdekjes së Danilovskit, ndeshja e sotme midis Ohrit dhe Strugës u shty.Danilovski më parë ka luajtur për Metalurg Shkup dhe Pelister nga Manastiri, ai kaloi të gjitha grupmoshat në ekipin përfaqësues.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat