Suzana Ujkiq për Kosovën: Do të japim maksimumin 

Hendboll

Suzana Ujkiq për Kosovën: Do të japim maksimumin 

Nga: K.G. Më: 1 qershor 2021 Në ora: 22:29
Suzana Ujkiq për Kosovën: Do të japim maksimumin 

Nga data 3 deri me 5 qershor do të zhvillohen ndeshjet e grupit 1 të  parakualifikueseve të Kampionatit Evropian në hendboll, në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë. 

Federata e Hendbollit e Kosovës është duke i bërë përgatitjet e duhura për këtë garë. 

Kombëtarja e Kosovës nën udhëheqjen e selektorit Agron Shabani po punojnë me përkushtim që të janë sa më të përgatitur. 
Hendbollistja Suzana Ujkiq shprehet optimiste për tri ndeshjet e kësaj jave, ndaj Qipros, Luksemburgut dhe Portugalisë. 

“Jemi mbledhur që disa ditë këtu me vajzat, jemi duke ushtruar dhe do të japim maksimumin tonë në tri ndeshje.

E dimë që kemi mungesë të lojtarëve me përvojë, por ne do të mundohem të kompensojmë atë mungesën e tyre. Shpresojmë të dalim fitues të këtij grupi”, tha Ujkiq për faqen e Federatës së Hendbollit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat