Ofendime, sharje të rënda e grushte ndaj lojtarëve të Prishtinës, reagojnë ashpër...

Hendboll

Ofendime, sharje të rënda e grushte ndaj lojtarëve të Prishtinës, reagojnë ashpër...

Nga: K.G. Më: 9 qershor 2021 Në ora: 23:06
Ofendime, sharje të rënda e grushte ndaj lojtarëve të Prishtinës, reagojnë ashpër...

Turpi në hendboll.  Klubi i hendbollit Prishtina ka reaguar ashpër për sulmet që iu bënë lojtarëve të tyre. Ofendime, sharje të rënda e grushte ndaj lojtarëve të Prishtinës.

“Me datën 05.06.2021 lojtarët junior të ekipit tonë  kanë udhëtuar në Gjilan për të zhvilluar ndeshjen me KH Zhegra. 

Edhe pse ndeshja filloj mirë, për lojtarët tonë nuk ishte fillim i mirë sepse lojtaret e klubit tjetër i kanë ofenduar nga minuta e parë, gjatë gjithë ndeshjes. 

Ofendime dhe sharje te rënda deri në minutën e 19:20 kur  lojtari, Edon Shaqiri (KH Zhegra) ka ofenduar dhe ka sharë lojtarin tonë, Erdon Jahiun, të cilin tentoi ta godiste boks. Lojtari ynë në atë moment ka reaguar duke e larguar prej vetes që të mos shkaktohen probleme mirëpo anëtari i kryesisë së KH Zhegra, Mustafë Aliu, hyn ne fushë dhe GODET lojtarin tonë Erdon Jahiu edhe aty fillon konflikti. 

Pas fillimit te konfliktit në sallë futen edhe disa tifozë e lojtarë të ekipit të seniorve të KH Zhegrës dhe Kryesia e KH Zhegrës. Gjithashtu edhe trajneri i licencuar muajve të fundit, Alban Haziri, ka goditur lojtarin Erdon Jahiun. 

Po ashtu:  -ndeshja është zhvilluar me vetëm një refer
- në sallë ka pasur tifozë;

- nuk janë respektuat rregullat e lojës si dhe masat anticovid. 

Edhe para ndeshjes, por edhe pas saj lojtarët  të klubit vendas kanë kërcënuar lojtarët tonë, gjë që e dëshmon edhe një video kërcënuese e dërguar nga lojtarët e KH Zhegra. 

Duhet të ceket se KH Prishtina gjithmonë kërcënohet nga ky klub dhe përfaqësuesit e saj, gjë që ka ndodhur edhe në garat e pionierëve viteve të kaluara.

Përkundër kësaj komisari i garave regjistron ndeshjen 10:0 në favor të KH Zhegra dhe minus një pikë klubit tonë si dhe dënohen 3 lojtarët kyq.
Duhet të ceket se deri më tani nuk kemi humbur asnjë ndeshje dhe shumicën i kemi luajtur si mysafirë.

Në play off do të startonim të parët për të luajtur kundër Besës në vendin e katërt.E tani me vendimin ad hock ndryshon tabela dhe ndeshjet e playoff.

Po ashtu finalet e juniorëve kanë pasur të organizohen në Prishtinë dhe tani komisari paska ndryshuar vendimin për të luajtur në Gjakovë. 

Kërkojmë nga Federata e Hendbollit e Kosovës që të ndërmarr masa dhe mos të barazoni provokuesit dhe sulmuesit duke fajësuar lojtarët tonë. Dënimet nga referi i pranojmë sipas meritave por duhet ti keni parasysh të gjitha.

Të gjitha klubet gjithmonë kanë qenë të mirëpritura dhe respektuara tek ne dhe asnjëherë nuk kemi pas incidente të këtij lloji.

Nëse ju nuk ndërmerrni masa e nuk na e arsyetoni dhe shpjegoni si ka ardhur deri te vendimi që përveq humbjes së lojës na janë minusuar edhe pikët ne do i shqyrtojmë të gjitha mundësitë dhe do të vendosim për hapat e ardhshme. Videot kërcënuese dhe videot ku shihet hyrja e tifozëve dhe anëtarëve të kryesisë ndoshta pas disa konsultimeve do ti  dërgojmë në media që të shihen sjelljet e tyre me qëllim të vetëdijësimit për të ardhmen”, reagon ashpër KH Prishtina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat