Në Pejë së shpejti do të luajnë hendboll edhe vajzat

Hendboll

Në Pejë së shpejti do të luajnë hendboll edhe vajzat

Më: 15 qershor 2021 Në ora: 12:53
Në Pejë së shpejti do të luajnë hendboll edhe vajzat

Besa Famgas ka kohë që dominon hendbollin e Kosovës në konkurrencë të meshkujve.

Por në Pejë së shpejti do të luajnë hendboll edhe vajzat.

Tashmë është marrë iniciativa për të themeluar klubin e hendbollisteve në Pejë.

Është ky një lajm shumë i mirë për hendbollin në vend. Iniciatorët kanë përkrahjen e plotë të Federatës së Hendbollit të Kosovës. Hapat e parë tashmë janë bërë, ndërsa shumë shpejt ndeshje të hendbollisteve do të luhen në qytetin tashmë të hendbollit, në Pejë.

Të kujtojmë që në të kaluarën ka pasur skuadër të hendbollisteve në Pejë, madje me shumë suksese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat